Botë

Mali i Zi gjen shpëtimin te bankat evropiane e amerikane për borxhin ndaj Kinës

Foto: Vijesti.ma
 

Mali i Zi është disa javë larg që të arrijë marrëveshje me bankat evropiane e amerikane për të rifinancuar kredinë prej gati një miliard dollarësh, të cilën ky vend e kishte marrë nga Kina për të ndërtuar një autostradë, ka thënë ministri i Ekonomisë, Jakov Milatoviq për Reuters, përcjell gazeta “Vijesti”.

Mali i Zi ka marrë kredi 944 milionë dollarë nga Kina më 2014 për financimin e ndërtimit të 41 kilometrave rrugë. Atëkohë kryeministër ishte presidenti i tashëm, Milo Gjukanoviq.