Botë

BE-ja e shqetësuar për shtypjen e opozitës në Turqi

Foto: Reuters
 

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka shprehur shqetësimin rreth situatës në të cilën ndodhen partitë opozitare në Turqi. Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se është i shqetësuar për faktin se lideri i Partisë Demokratike Popullore në Turqi, Selahattin Demirtash, vazhdon të mbahet në burg që nga viti 2016, “megjithëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka lëshuar dy vendime në favor të lirimit të tij”.

Ai është ngritur edhe kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Turqi për ta pranuar kërkesën për mbylljen e Partisë Demokratike Popullore, ndalimin e veprimtarisë së 451 pjesëtarëve të kësaj partie dhe ngrirjen e llogarive të tyre bankare.