Vajza 7-vjeçare e një zjarrfikësi të Miamit, është në mesin e dy viktimave të fundit që janë gjetur nën rrënojat e ndërtesës, e cila u shemb një javë më parë në këtë qytet amerikan, kanë bërë të ditur autoritetet zyrtare.
Dy viktimat e fundit që janë gjetur, e kanë çuar numrin e të vdekurve si pasojë e shembjes në 20, ndërkohë që ende nuk dihet për fatin e 128 personave të tjerë.
Nëntë ditë pas shembjes, ekipet e shpëtimit po pastrojnë rrënojat për të gjetur ndonjë të mbijetuar, pavarësisht rrezikut të rënies së mbeturinave dhe një uragani të ardhshëm.
Ndërkohë, vajza e zjarrfikësit është viktima e tretë fëmijë i gjetur deri më tani.
Sipas shefit të Zjarrfikësve në Miami, Alan Cominsky, nxjerrja e trupit të vajzës 7- vjeçare ishte edhe më i vështirë, marrë parasysh se ajo ishte fëmijë e një prej kolegëve të tyre.