Izraeli ka goditur me raketa zonat në Gaza të premten si përgjigje ndaj lëshimeve të balonave nga palestinezët.
Në një deklaratë nga ushtria izraelite është thënë: “Në përgjigje për balonat zjarrvënëse në territorin izraelit sot, avionët luftarakë goditën një vend për prodhimin e armëve që i përkiste organizatës terroriste të Hamasit”.
Të enjten u tha se lëshimi i balonave nga Gaza kishte ndezur katër zjarre të vogla në kufi, shkruan Guardian.
11 ditë luftime të përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit, e grupeve të tjera të armatosura palestineze, përfunduan më 21 maj me një deklaratë për armëpushim. Ka pasur ngritje të tensioneve herë pas here prej atëherë.