Botë

Një gjarpër helmues “shëtit” në Karolinën Veriore, alarmohet kryeqyteti

Zyrtarët në Karolinën Veriore po paralajmërojnë njerëzit që të kenë kujdes për një gjarpër helmues të lirë.

Policia ka lëshuar një paralajmërim të martën ku ka thënë se çdokush që sheh një kobra zebër t’i qëndrojë larg dhe të thërrasë ndihmën emergjente. Ka thënë se gjarpri helmues mund të pështyjë dhe të kafshojë nëse gjendet në një hapësirë të ngushtë, si në ndonjë qoshe.

Një zyrtar për kontrollin e kafshëve është thirrur në një shtëpi në Raleigh, pas një raporti se një gjarpër është parë në oborrin e një banori. Por, kur ai arriti aty, gjarpri kishte ikur. Më pas mësuan se kobra zebër po mungonte nga një shtëpi në atë zonë, raporton AP.

Gjarpërinjtë helmues lejohen të mbahen në Karolinën Veriore, por ato duhet të mbahen nën kushte sigurie të larta dhe të përcaktuara sipas ligjit. Në raste se një gjarpër ikë, pronarët duhet të lajmërojnë policinë.

Instituti afrikan “Kafshimi i Gjarprit” e klasifikon kobrën zebër si “shumë të rrezikshme”. Këta gjarpërinj janë të zinj në kafe me vija të bardha dhe të gjatë 1.2 metër.