Botë

Australia shtrëngon masat e izolimit sherri i variantit Delta

 

Australia ka raportuar rritje të lehtë të rasteve me COVID-19 të martën, kurse zyrtarë të disa shteteve i kanë ashpërsuar masat e izolimit në kohën e zgjerimit të fushatës së vaksinimit për uljen numrit të të infektuarve me variantin Delta.

Australia, një prej vendeve më të suksesshme në botë për sa i përket frenimit të pandemisë, po përballet tani me variantin e ri në pesë shtete të saj, dy javë pas një rasti të infektimit në Sidney. Për ta ndalur përhapjen masive të variantit, që fillimisht u zbulua në Indi, janë kufizuar të gjitha tubimet, ndërsa është rikthyer detyrimi për bartjen e maskave në të gjithë Australinë. Ndërsa vendimi i së hënës për t’i dëmshpërblyer mjekët që u japin vaksinën “AstraZeneca” personave nën 60 vjeç është pritur me kundërshtimin e mjekëve.