Kryeministri suedez, politikani social-demokrat, Stefan Lofven, ka dhënë dorëheqje të hënën pas shtatë vjetësh në pushtet.
Një vendim të tillë ai e ka marrë pasi që javën e kaluar e humbi mocionin e votëbesimin shkaku i një plani kundërthënës për t’i hequr kontrollet e qirasë për apartamentet e reja. Dorëheqja e Lofvenit nënkupton se tani Parlamenti duhet ta zgjedhë një kryeministër të ri. Më 21 qershor, Lofven u bë i pari lider suedez që e ka humbur mocionin e votëbesimit në Parlament, pasi Partia e Majtë e ka tërhequr mbështetjen nga koalicioni qeverisës sherri i planeve për qira.
Partia e Majtë ka bërë të ditur se çrregullimi i tregut të qirave do të sillte ngritje të shpejtë të çmimeve dhe do ta thellonte dallimin mes të pasurve dhe të varfërve. Lofven, që ka pasur kohë deri të hënën për ta siguruar mbështetjen në Parlament, nuk ka thirrur mbajtjen e zgjedhjeve të reja, siç e kërkon Kushtetuta e Suedisë.
Ai pritet që ta vazhdojë punën si kryeministër në detyrë, deri në formimin e Qeverisë së re. Kryetari i Parlamentit tani duhet të vendosë se cilët liderë partiakë mund t’i nisin bisedimet për këtë punë.
Pritet që pikërisht Lofveni, si udhëheqës i partisë më të madhe parlamentare, t’i fillojë këto bisedime.