Botë

Digjen dy kisha tjera në Kanada

Dy kisha tjera katolike janë djegur në komunitetet indigjene në perëndim të Kanadasë të shtunën.

Zjarret në kishat “St. Ann” dhe “Chopaka” nisën brenda një ore dallim në territorin e British Columbias, raporton BBC. 

Autoritetet kanë njoftuar se kishat janë shkatërruar tërësisht, dhe po e trajtojnë zjarrin si të “dyshimtë”.

Të hënën e kaluar dy kisha katolike u dogjën nga zjarri, ndërsa Kanadaja po shënonte Ditën Nacionale të Njerëzve Indigjenë.

“Hetimet në zjarret e kaluara dhe dy zjarret e fundit po vazhdojnë, nuk ka arrestime apo akuza”, ka thënë rreshteri i Policisë kanadaeze, Jason Bayda.

Kjo vjen pas zbulimit të varreve në oborret e internateve të dikurshme në Kanada.

Shkollat e detyrueshme të financuara nga qeveria ishin të udhëhequra nga grupet fetare në shekullin e 19-të dhe 20-të me synim për të asimiluar të rinjtë indigjenë.

Grupet indigjene kanë kërkuar për një kërkim mbarë shtetëror për më tepër varre.