Botë

Gjashtë raste pozitive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar katër pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 149.950.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 155.669 të infektuar me koronavirus ndërsa kanë luftën ndaj tij e kanë humbur 5.484 pacientë.

Aktualisht janë 235 raste aktive.