Botë

Tre të vdekur në sulmin me thikë në Gjermani, policia arreston sulmuesin

Foto: AP/Ilustrim
 

Policia ka identifikuar të dyshuarin si një somalez 24-vjeçar që jetonte në Wuerzburg. Jeta e tij nuk ishte në rrezik nga lëndimi i pësuar prej të shtënave policore, ka bërë të ditur shërbimi policor

Një burrë i pajisur me një thikë të gjatë ka vrarë të premten tre persona dhe ka lënduar rëndë disa të tjerë në qytetin jugor gjerman Wuerzburg, para se të qëllohej me armë zjarri dhe të arrestohej nga polici, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane.

Nuk dihet ende se sa persona kanë pësuar lëndime në sulmin që ndodhi në pjesën qendrore të qytetit bavarez.