Botë

Demokratët hetojnë ish-zyrtarët e Trumpit rreth përgjimit të kundërshtarëve

Zyrtarët më të lartë demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve janë duke kryer hetime për të përcaktuar nëse Departamenti i Drejtësisë, në kohën e Donald Trumpit, kishte ndërmarrë operacione sekrete dhe të paligjshme për përgjimin e armiqve politikë të ish-presidentit.

Një burim i afërt me hetimet ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare se në cak janë ndërhyrjet e zbardhura më herët rreth rrjedhjes së informatave të klasifikuara.

Komiteti i drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve ka nisur hetimet për shkeljen e rregulloreve të brendshme nga Departamenti i drejtësisë që ftoi për dhënë dëshmi demokratët Adam Schiff dhe Erick Swalwell gjatë vitit 2018.

Departamenti i përdori këto ftesa që të siguronte të dhëna nga dy demokratët që ishin anëtarë të komitetit për inteligjencë, por edhe kritikë të ashpër të Trumpit.

Ish-prokurorët e Trumpit kanë mohuar rastin.

Mirëpo demokratët janë përqendruar në përcaktimin nëse zyrtarët kishin abuzuar me detyrën kur kishin vënë në shënjestër të përgjimeve kundërshtarët politikë të ish-presidentit republikan.

Fjala është për një operacion të ngjashëm që ishte përdorur në rastin e Ukrainës, zbardhja e të cilit kishte hapur rrugën për inicimin e hetimit të parë për impiçmentin e presidentit Trump.