Temperaturat e larta që kanë mbërthyer Ballkanin gjatë së mërkurës kanë shkaktuar telashe të konsiderueshme, teksa njerëzit e lodhur nga masat e izolimit shkaku i COVID-19 më në fund kanë pasur mundësi që të dalin dhe ta shijojnë motin veror.
Në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, gjatë ditës temperaturat kanë arritur në 38 gradë celsius, teksa në Mostar zhiva në termometër është ngritur në 41 gradë, gjatë mesditës. Zyrtarët shëndetësorë të vendit kanë ndërruar fushë të paralajmërimeve, duke kaluar nga ato për COVID-19 në ato për temperatura të larta, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës.
Valët e të nxehtit nuk janë risi për Gadishullin Ballkanik, por ato rëndom ndodhin gjatë gushtit, e jo kaq herët në qershor.
Në Prishtinë qytetarët shëtim kanë gjetur nën hije dhe në shatërvanët e shesheve, teksa temperatura ka shënuar 39 gradë celsius.
Në Serbi është raportuar për rritje të numrit të intervenimeve mjekësore, pasi që njerëzit kanë humbur ndjenjat në rrugë shkaku i nxehtësisë. Zyra serbe e Meteorologjisë ka njoftuar se temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe do të shkojnë deri në 40 gradë celsius ditëve në vijim. \ AP