Botë

Zaev: Maqedonia Veriore ka përfunduar me sukses reformat e dala nga agjenda evropiane

 

Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev ka reaguar pasi Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së sot në Luksemburg ka shtyrë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, për shkak të vetos nga ana e Bullgarisë.

Zaev në një postim në Facebook ka shkruar se Maqedonia Veriore ka përfunduar me sukses reformat e dala nga agjenda evropiane.