Botë

Mbyllen 200 tempuj fetarë në Indi, shkak përhapja e koronavirusit

 

Për shkak të përhapjes masive të koronavirusit, 200 tempuj fetarë janë mbyllur plotësisht në Indi. Vala e dytë shkatërruese e COVID-19 që kaploi këtë shtet, nuk la të paprekura edhe tempujt ku klerikë fetarë kryejnë ritualet e tyre. Këta të fundit, në një tempull, nga 80 sa janë, 64 rezultuan pozitivë me koronavirus.

Autoritetet mjekësore kanë bërë të ditur se shkak i përhapjes së koronavirusit në tempujt është se klerikët qëndrojnë së bashku në çdo rast, duke studiuar e ushqyer në një ambient, raporton BBC.