Botë

Turqia shfuqizon orën policore nga 1 korriku

 

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi se ora policore do të shfuqizohet nga data 1 korrik, pasi vendi regjistroi një rënie të numrit të rasteve me koronavirus.

Sidoqoftë, Erdogan tha se sallat e koncerteve dhe sallat e tjera ku luhet muzikë duhet të mbyllen para mesnatës pasi, siç tha ai, “askush nuk ka të drejtë të shqetësojë të tjerët”.