Botë

Autoritetet izraelite bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve, shkaku i variantit delta

FOTO: AP
 

Autoritetet izraelite u kanë bërë thirrje grupmoshave 12 – 15 vjeç që të vaksinohen kundër COVID-19, për shkak të frikës së përhapjes së variantit delta.

Izraeli ka shënuar rënie të të infektuarve gjatë javëve të fundit, por vendi ka raportuar raste në reja në dy shkolla, duke rritur shkallën e pozitivitetit nga 0.1% në 0.3% të shtunën dhe në 0.6% sot, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.