Botë

Qyteti kufitar meksikan tronditet pas vrasjes së 18 personave

Foto: AP
 

Frika ka kapluar shtetin kufitar meksikan Reynosa pasi persona të armatosur kanë vrarë 14 persona, përfshirë taksistë, punonjës dhe një studente të infermierisë, dhe forcat e sigurisë kanë reaguar me një operacion duke lënë të vrarë katër të dyshuar, raporton AP.

Derisa qyteti amerikan McAllen në Teksas, përdoret nga kartelet si pikë kyçe trafikimi, 14 viktimat e sulmit të së shtunës sipas guvernatorit të Tamaulipas, Francisco Garcia Cabeza de Vaca janë “qytetarë të pafajshëm”, e jo anëtarë të ndonjë bande rivale.