Botë

Shembet shkolla që po ndërtohej, pesë punëtorë mbesin të vdekur në Belgjikë

Pesë punëtorë ndërtimtarie kanë vdekur pasi një ndërtesë shkolle e cila ishte në ndërtim është shembur, në qytetin e Antwerpit të Belgjikës.

Pjesë të ndërtesës papritur kanë rënë të premten pasdite, duke tërhequr poshtë skelat në të cilat mbështeteshin. Shkaqet e rënies së tyre ende nuk dihet.

Punëtorët e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë nxjerrë të shtunën dy trupat e fundit të cilët ishin punëtorë ndërtimi dhe të cilët llogariteshin të zhdukur.

Dy nga viktimat ishin nga Portugalia dhe Rumania, u ka thënë policia belge mediave.

Nëntë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes, tre prej të cilëve janë ende nën kujdes intensiv.

“Brussels Times” raporton se shkolla që po ndërtohej ishte paraparë të hapej për fillimin e vitit të ri shkollor, më 1 shtator.