Botë

Arrestohet një studente në Arizona, dyshohet se kërcënoi me djegien e fakultetit

Foto: AP
 

Një studente në Arizona është arrestuar pasi kërcënoi me vdekje disa kolegë të saj dhe me bombardim të kampusit. Ajo po akuzohet për kërcënim të rëndë, duke u bërë e ditur se veprën e kishte kryer përmes internetit.

Shkollën mjekësore ku ajo kryen studimet e kishte kërcënuar se do ia vente flakën, bën të ditur Departamentin i Policisë. Dekani i Universitetit Midwestern në Glendale ka kontaktuar autoritetet, duke thënë se në prill studentja ka dërguar mesazhe kërcënuese, derisa kjo e fundit ka mohuar akuzat.