Botë

Pesë të vdekur gjatë trazirës në një burg të Hondurasit

Descriptive Text

Së paku pesë persona janë vrarë gjatë një trazire në një burg të Hondurasit.

Ngjarja ka ndodhur në burgun “La Tolva” në qytetin El Paraiso të Hondurasit, shkruajnë mediat e huaja.

Në këtë burg ishin të vendosur anëtarët e tyre prej grupeve më famëkeqe në këtë shtet. Nuk dihet nëse të gjithë të vdekurit janë të burgosur.

Në spital janë sjellë edhe 15 të burgosur që janë të plagosur rëndë. Vrasja e tyre ka ndodhur vetëm dy vjet pasi në një rast të tillë ishin vrarë me dhjetëra të burgosur në një burg të Hondurasit.