Botë

20-vjeçaren britanike e vrau burri i saj në sy të foshnjës

 

Gazeta greke “Protothema” shkruan se hetuesit kanë informacion të mjaftueshëm që dokumenton se vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në sy të foshnjës është burri i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos. Provat bazohen kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.

“Charalambos Anagnostopoulos, burri i 20-vjeçares Caroline Krauts sipas provave në dispozicion të policisë dhe që konsiderohen të mjaftueshme është vrasësi i saj. Përmbysja e hetimeve e sjell pilotin nga pozicioni i burrit dhe babait të shkatërruar në pozicionin e të akuzuarit për një nga rastet më famëkeqe të vrasjeve të viteve të fundit. Të dhënat që sipas policisë vërtetojnë fajësinë e pilotit 32-vjeçar vijnë kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë së të dhënave nga kamera, celularët e çiftit, por edhe ora biometrike e 20-vjeçares që tregoi kohën reale të vdekjes e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos”, shkruan gazeta greke.