Botë

Ronaldo i lumtur për golat, por më shumë për fitoren

Cristiano Ronaldo është ndarë i lumtur për dy golat e shënuar në fitoren e Portugalisë 3:0 ndaj Hungarisë në stadiumin “Pushkash Arena”. Por, ai edhe më i lumtur është që Portugalia arriti fitore në Budapest përballë Hungarisë.

“Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim. Ishte një lojë e vështirë kundër një kundërshtari që mbrohej shumë mirë, por ne shënuam tre gola dhe unë jam shumë mirënjohës ndaj ekipit që më ndihmoi t’i shënoj dy gola dhe të bëhem lojtari i ndeshjes”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.