Botë

Rusia heq nga lista e të kërkuarve opozitaren bjelloruse Tsikhanouskaya

Policia ruse e ka hequr politikanen opozitare bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, nga lista e personave të kërkuar, me iniciativë të autoriteteve bjelloruse.

Kështu ka raportuar agjencia ruse e lajmeve RIA. Tsikhanouskaya kishte ikur nga Bjellorusia gjatë vitit të kaluar, pasi që presidenti Alexander Lukashenko kishte nisur fushatën e shtypjes së protestuesve pro demokracisë rreth manipulimit të rizgjedhjeve të gushtit të 2020-s.

Sipas mbështetësve, ishte Tsikhanouskayas ajo që i kishte fituar ato zgjedhje. Rusia dhe Bjellorusia janë bashkëpunëtore të afërta.