Botë

Arabia Saudite ekzekuton të riun shiit për rebelim

Arabia Saudite ka ekzekutuar një të ri i dënuar për akuzat se kishte marrë pjesë në rebelimin anti-qeveritar nga grupi shiit.

Është e paqartë nëse 26-vjeçari, Mustafa bin Hashim bin Isa al-Darwish, u ekzekutua për krime të kryera si i mitur. Grupi për të drejtat e njeriut ka thënë se ai u dënua më 2015 për pjesëmarrje në trazira mes vitit 2011-2012. Akuzat zyrtare nuk specifikojnë datat për krimet e pretenduara, duke lënë të nënkuptohet se ai ishte 17-vjeç atë kohë, ose 18.

Qeveria ka deklaruar se ai u dënua dhe ekzekutua për krime të kryera mbi moshën 19-vjeç, pa dhënë data specifike, raporton AP.

Vitin e kaluar, mbretëria pati ndaluar praktikën e ekzekutimit të njerëzve për krimet që kryenin derisa ishin të mitur.

Ministria e Brendshme ka deklaruar nga ana tjetër se ai u ekzekutua pasi u gjet fajtor për pjesëmarrje në një grup terrorist të armatosur që kishin për qëllim të monitoronin dhe vrisnin zyrtarë policorë.

Akuzat e tjera kanë të bëjnë me përfshirje në rebelim të armatosur kundër udhëheqësit të vendit dhe provokim të kaosit e grindje mes sekteve.