Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë të ditur, të hënën, se zbutja e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend do të zgjaten deri më 19 korrik. Hapja kësisoj do të realizohet katër javë më vonë sesa që është planifikuar.
Kjo për shkak të ngritjes së numrit të infeksioneve, shkaktuar kryesisht nga përhapja e variantit Delta të koronavirusit. Protestuesit anti-izolim janë mbledhur në Westminster të Londrës pak kohë para konferencës së Johnsonit për shpalljen e shtyrjes së heqjes së kufizimeve.
Data për hapjen e bizneseve dhe heqjen e kufizimeve ishte caktuar fillimisht për 21 qershor, por vendimi është zmbrapsur shkaku i shqetësimeve për shtimin e rasteve pozitive me virus.