Yasmine (që nuk është emri i saj i vërtetë) duket nervoze. Ajo vazhdimisht i ha thonjtë dhe nuk i ndan sytë prej ekranit të celularit.
“Këtë e konsideroj mashtrim dhe kjo është arsyeja pse nuk më zihet vendi vend”, thekson ajo.
Ekipi i BBC-së ndodhet në katin e katërt të një klinike private në Tunis – këtu ofrohen shërbime gjinekologjie, transmeton “Koha Ditore”. Përreth, në sallën e pritjes me perde ngjyrë vjollce, në siklet janë edhe femra të tjera. Edhe ato do të kryejnë vizita mjekësore.
Yasmine na konfirmon se do të ketë himenoplastik, procedurë e shpejtë që premton se do t’ia rikthejë asaj virgjërinë e humbur. Gjithçka do të kryhet me ndërhyrje kirurgjike.
Nuk i kanë mbetur edhe dy muaj deri te dita e martesës dhe 28-vjeçarja druan se burri nuk do ta mbajë nëse e merr vesh se nuk është e virgjër.
Ka ardhur në këtë klinikë që të kthejë gjithçka nga e para. Por druan se kurdoherë e vërteta do të merret vesh.
“Mbase një ditë prej ditësh do ta tradhtoj veten dhe pa dashje do t’ia konfirmoj burrit tim në muhabet e sipër se nuk isha e virgjër”, thekson Yasmine. “Ose mund të ndodhë që burri të ketë dyshimet e veta” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.