Liderët evropianë kanë mbajtur një takim të përbashkët sot në Londër, në prag të zhvillimit të Samitit G7 që do të zhvillohet për tri ditë radhazi në Britani të Madhe.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi, zhvilluan së bashku një takim në një tavolinë jashtë, në vendin bregdetar Carbis Bay, ku do të zhvillohet samiti.
Kjo është hera e parë që liderët e G7-s po mblidhen që kur Britania e Madhe ka dalë nga Bashkimi Evropian.
Von der Leyen ka shkruar në Twitter se ky ishte një takim i shkëlqyeshëm dhe se fokusi kryesor gjatë diskutimeve ishte pandemia me COVID-19 dhe Kina.
Michael ndërkohë ka shkruar në Twitter se multilaterizmi është kthyer, duke shtuar se Bashkimi Evropian dëshiron të shohë “botën të vaksinuar sa më shpejtë që është e mundur”.
Ndërkaq, presidenti francez, Macron ka publikuar në Twitter një fotografi nga takimi ku ka shkruar “Si gjithnjë, bashkimi i njëjtë, e njëjta vendosmëri për të vepruar, i njëjti entuziazëm”.
Liderët e G7-s janë fotografuar së bashku para fillimit të Samiti ndërkohë që temat kryesore për të cilat pritet të diskutohet do të jenë ndryshimet klimatike dhe pandemia me COVID-19.
