Botë

Bideni u bën thirrje liderëve botërorë t’i bashkohen në shpërndarjen e vaksinave

Presidenti amerikan Joe Biden ka nxitur liderët botërorë që t’i bashkohen për të shpërndarë vaksina të koronavirusit për vendet e varfra në botë, pasi ka premtuar se SHBA-ja do të dhurojë 500 milionë doza për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë.

Duke folur në Angli në Samitin e Grupit të Shtatë liderëve të botës, Bideni deklaroi se SHBA-ja është e përkushtuar në shpërndarjen e vaksinave.

Ai ka thënë se interesi i Amerikës dhe botës është që vaksinat t’i bëjë të qasshme në masë dhe shpejtësi çdokund, raporton AP.

“Do të ndihmojmë ta drejtojmë botën jashtë kësaj pandemi duke punuar krah për krah me partnerët botërorë”, ka shtuar ai.