Botë

Një australiane vdes nga mpiksja e gjakut, pas vaksinimit me “AstraZeneca”

Një grua 52-vjeçare ka vdekur në Australi nga mpiksja e gjakut, pas marrjes së vaksinës “AstraZeneca”. Megjithatë, Australia vazhdon ta rekomandojë vaksinën për grupmoshën mbi 50 vjeç. Ky është rasti i dytë i vdekjes, për të cilat është fajësuar kompania farmaceutike “AstraZeneca”.

I pari rast ishte një grua 48-vjeçare që vdiq në muajin prill. “AstraZeneca” mbetet vaksinë e rekomanduar për njerëzit mbi moshën 50-vjeçare për shkak të rrezikut të ulët për mpiksje.

Kurse për “Pfizerin” autoritetet kanë deklaruar se është e sigurt për gratë shtatëzëna. Vendimi është marrë pas studimeve të bëra. Deri më tani, në Australi janë raportuar 35 raste të mpiksjes së gjakut të shkaktuara me vaksinën “AstraZeneca”.