Botë

India regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19

India ka regjistruar 6.148 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu rekord për numrin më të lartë të vdekjeve ditore në botë.

Të dhënat tregojnë se të enjten janë shënuar 94.052 raste të infektimit.

Qyteti me më së shumti raste është Tamil Nadu me 17.321 raste me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, India ka regjistruar 29.183.121 raste të infektimit me 359.676 vdekje.