Botë

Heshtja e krerëve serbë për dënimin e Mladiqit

Foto: AP

Krerët e Serbisë vazhdojnë të heshtin për dënimin e përjetshëm që sot iu konfirmua liderit të forcave serbe në Bosnjë-Hercegovinë, Ratko Mladiq, nga Tribunali i Hagës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq dhe kryeparlamentari Ivica Daçiq, ende nuk kanë reaguar, ndonëse kanë kaluar gati dy orë nga shpallja e vendimit në shkallën e dytë.

Preisdenti i SHBA-së, Joe Biden, në një deklaratë për këtë dënim, ftoi liderët e rajonit të pranojnë vendimin e Hagës.