Botë

Pak orë nga vendimi i Gjykatës së Hagës për kriminelin Mladiq

Foto: AP
 

Shumë familjarë të të vrarëve në luftën e Bosnjës, gazetarë të mediave të ndryshme të këtij vendi dhe zyrtarë shtetërorë kanë mbërritur në Hagë të hënën, ku të martën do ta shpallet vendimi i shkallës së dytë nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.

Shpallja e vendimit, për shkak të masave anti-COVID do të bëhet në prani të pak zyrtarëve e të ftuarve në seancë. Megjithatë, sipas gazetës “Oslobodjenje”, në Hagë kanë shkuar shumë qytetarë të këtij vendi, të prekur në mënyra të ndryshme nga gjenocidi i kryer me urdhër të ish-komandantit të forcave serbe në Bosnjë, Ratko Mladiq.