Botë

Trupi i fëmijës kurdo-iranian gjendet në Norvegji

Foto: BBC
 

Policia norvegjeze ka thënë se trupi i një fëmije i gjetur në bregdetin e shtetit është i fëmijës 15-muajsh që kishte vdekur në Kanalin Anglez vitin e kaluar, raporton BBC.

Fëmija, emri i të cilit është Artin, vdiq së bashku me katër anëtarë të familjes kur u fundos anija me të cilën po lundronin në tetor.