Botë

Bideni thotë se do të qëndrojë pranë aleatëve evropianë përballë Putinit

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë krah aleatëve të saj evropianë kundër Rusisë, ka premtuar presidenti amerikan Joe Biden, pak para takimit ballë për ballë me homologun e tij rus, Vladimir Putin që pritet të ndodh javën e ardhshme.

Bideni do të udhëtojë për në Evropë të mërkurën, për të marrë pjesë në samitin e G7-tës dhe atij të NATO-s, e po ashtu, do të ketë edhe një takim të nivelit të lartë me presidentin rus, Vladimir Putin, që është paraparë të ndodhë më 16 qershor.