Liderët opozitarë të Izraelit thonë se janë afër që të pajtohen për të formuar koalicionin që do t’i jepte fund qeverisjes 12-vjeçare të Benjamin Netanyahut, raporton BBC.
Kreu i partisë së qendrës Yesh Atid, Yair Lapid, shpreson të njoftojë së shpejti për koalicionin qeverisës.
Ai duhet ta bëjë këtë para mesnatës pasi do t’i skadojë mandati.
Bazuar në marrëveshjen e propozuar, politikani i krahut të djathtë Naftali Bennett, do të jetë kryeministër për dy vjet ndërsa më pas do t’ia dorëzojë pushtetin Lapid.
Netanyahu ende po bën përpjekje që të bllokojë formimin e qeverisë së re. Nëse qeveria e re dështon të sigurojë shumicën e Knessetin me 120 ulëse, atëherë Izraeli rrezikon të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.