Ministri i Jashtëm gjerman ka refuzuar idenë për dërgesën e armëve në Ukrainë, pasi presidenti i saj la të nënkuptohej se do të donte të merrte ndihmë ushtarake nga Berlini.
Gjermania, bashkë me Francën, kanë udhëhequr përpjekjet diplomatike për të zgjidhur konfliktin e gjatë mes Kievit dhe rebelëve separatistë të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore. Por, përpjekjet për një marrëveshje politike janë bllokuar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë në një intervistë për një medium gjerman se, kancelarja Angela Merkel ka bërë shumë për Ukrainën, por “sigurisht shpresoj për më shumë nga ajo, veçanërisht në formatin Normandy”, të bisedimeve mes Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës.
Lideri opozitar i partisë së Gjelbër, Robert Habeck ka thënë se “nga këndvështrimi im, është vështirë për ne t’ia mohojmë armët për mbrojtje Ukrainës, që të vetëmbrohet”. Komentet e tij u përhapën me kritika në Gjermani, raporton AP.
“Gjermania nuk na ka ofruar ndihmë ushtarake, por mund ta bëjë”, ka thënë tutje Zelenskyy.
Ndërkaq, ministri Heiko Mass ka refuzuar kategorikisht idenë për të dërguar armë, ndërsa ka theksuar mbështetjen e Gjermanisë ndaj Ukrainës në diplomaci dhe në ndihmë bilaterale.