Hetuesit francezë intervistojnë ish-shefin e Nissanit, Carlos Ghosn
Foto: AP
Një ekip hetuesish francezë kanë nisur të hënën marrjen në pyetje të ish-shefit të Nissanit, Carlos Ghosn, në Bejrut, lidhur me dyshimet për keqpërdorime financiare.
Takimi përbën mundësinë e parë që Ghosn të mbrohet karshi pretendimeve franceze për keqpërdorime, që nga arrestimi i tij në Japoni më 2018 dhe ikja në Liban një vit më vonë. Gjatë intervistimit në Pallatin e Drejtësisë në Bejrut, që pritet të zgjasë të paktën disa ditë, kanë marrë pjesë edhe pjesëtarët e gjyqësorit libanez.
Ghosn është duke bërë fushatë për ta pastruar emrin e tij karshi sfidave të shumëfishta ligjore në Francë, pasi akuzat e autoriteteve japoneze kishin nxitur rishikimin e aktiviteteve të tija në vend.
Deri më tani, Ghosn nuk është paditur për ndonjë akuzë në Francë por mund të paditet, duke pasur parasysh akuzat për mashtrime, korrupsion, shpëlarje parash, keqpërdorim të pasurive të kompanive dhe për shkelje të rëndë të besimit.