Ish-luftëtarët në kantonin Neretva-Hercegovina në Bosnjë, do ta marrin nga 2.5 euro si pension për çdo muaj të kaluar në luftë. Kështu ka vendosur Qeveria e këtij kantoni të hënën dhe vlen për luftëtarët që tash janë 55 e 56 vjeç, pasi për ata 57 e më të vjetër, kjo çështje është e rregulluar me ligj në nivel të vendit, me pagesë të njëjtë, ka njoftuar portali Klix.ba.
Maksimumi që mund të marrin ish-luftëtarët me vendimin e fundit është 137.5 euro në muaj, pasi lufta ka zgjatur 55 muaj.
Lufta në Bosnjë ndërmjet forcave boshnjake në njërën anë dhe atyre të Serbisë e serbëve lokalë në anën tjetër, nisi më 1991 dhe zgjati deri më 1995, kur u firmos Marrëveshja e Daytonit.