Botë

Amerikanët u armatosën në kulmin e pandemisë

 

"Amerikanët janë në një garë armatimesh me veten e tyre", tha Marqueece Harris-Dawson, e cila në Këshillin e Qytetit e përfaqëson Los Anxhelosin Jugor, ku përhapja e dhunës me armë ka qenë veçanërisht e theksuar. "Kishte po aq interesim për armë, sa për letër higjienike në fillim të pandemisë”

New York, 30 maj - Ishte një javë tjetër me tjera të shtëna të tmerrshme armësh. Në qytete anembanë vendit, vrasjet me armë po shënonin ngritje. Demokratët dhe republikanët u përplasën rreth shkaqeve. Presidenti Joe Biden tha “mjaft”, e nis “New York Times” shkrimin hulumtues që dëshmon ngritjen e blerjes së armëve në kulmin e pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Por nën ciklin e armatosur politik në Shtetet e Bashkuara, oreksi i vendit për armë zjarri vetëm po shënon ngritje, me amerikanët që kanë blerë armë më shumë se kurrë më parë”, shkruan gazeta njujorkeze. “Ndërsa shitjet e armëve janë rritur për dekada - ato shpesh rriten në vitet e zgjedhjeve dhe pas krimeve të profilit të lartë - amerikanët janë përfshirë në një zbavitje të pazakontë, të blerjes së zgjatur të nxitur nga pandemia e koronavirusit, protestat e verës së kaluar dhe frika që e sollën të dyja”.