Botë

Covax paralajmëron vështirësi në sigurimin e vaksinave

 

Aleanca Covax ka paralajmëruar vështirësi në sigurimin dhe shpërndarjen e vaksinave për shkak të përhapjes së virusit në Indi.

“Vërshimi i virusit në Indi ka pasur një ndikim të rëndë në furnizimin e Covax-it në tre mujorin e dytë të këtij viti, ndërsa deri në fund të qershorit do të përballemi me një mungesë prej 190 milion dozash” është thënë në një deklaratë të Covax.