Japonia do të zgjasë gjendjen emergjente të COVID-19 në Tokio dhe në zona të tjera ashtu që të mbahen Lojërat Olimpike në mënyrë të sigurt.
Zgjerimi i emergjencës është i nevojshëm për shkak të daljes së njerëzve nëpër rrugë, veçanërisht në Tokio dhe Osaka, ndërsa duhet ta bëjnë të kundërtën.
Gjendja aktuale e emergjencës në kryeqytet dhe tetë zona të tjera do të përfundonte të hënën e ardhshme, por spitalet ende janë të mbingarkuara me pacientë me koronavirus dhe rritje të rasteve, raporton AP.
Propozimi për zgjatje 20-ditore në nëntë zona ka marrë aprovimin e qeverisë japoneze ashtu si të ekspertëve.