Botë

Në përvjetorin e vdekjes së Floydit, familja e tij kërkon reforma në polici

Foto: AP
 

Anëtarët e familjes së George Floydit kanë biseduar me ligjvënësit amerikanë, duke iu bërë thirrje këtyre të fundit që të miratojnë legjislacionin për reforma në polici në emër të Floydit, në përvjetorin e parë të vdekjes së tij në Mineapolis.

Floyd, 46-vjeçar, afro-amerikan, është vrarë nga një zyrtar i bardhë policor, i cili i ka bërë presion me gju në qafë viktimës për më shumë se nëntë minuta.