Botë

Liderët evropianë që po fuqizojnë pushtetin e tyre

Me qindra e mijëra persona kanë humbur jetët e tyre përreth Evropës për shkak të COVID-19 dhe shumë më tepër të tjerë janë përballur me telashe afatgjate shëndetësore, pas prekjes nga sëmundja.

Ata, sipas një analize të agjencisë amerikane CNN, megjithatë nuk janë të vetmet viktima të pandemisë.

Normat demokratike gjithashtu janë shtypur seriozisht nga një vit i tërë kufizimesh teksa ekspertët tani druajnë se politikanët e uritur për pushtet dëshirojnë të dorëzojnë autoritetin e tyre.

Në Francë, për shembull, Parlamenti ka miratuar një ligj në fillim të kësaj jave për ta zgjatur gjendjen e emergjencës në vend deri në fund të shtatorit.

Ky ligji ia lejon presidentit, Emmanuel Macron, prezantimin e një lejeje shëndetësore që tregon nëse dikush është vaksinuar apo jo kundër COVID-19, si dhe zbatimin e orës policore gjatë vendit.

“Gjatë mandatit të tij si president, Macroni është akuzuar për lëkundje nga platforma centriste liberale me të cilën është zgjedhur më 2017, duke adoptuar një qëndrim të sertë karshi islamit dhe imigracionit për të konkurruar ndaj rivales së tij kryesore politike, Marin le Penin e së djathtës ekstreme”, ka shkruar CNN.

Nuk ka shumë kohë që presidenti francez ka lartësuar vlerat e demokracisë. Tre vjet më parë para Kongresit amerikan foli për demokracinë.

“Democracy Reporting International” ka publikuar së fundi një studim gjithëpërfshirës për mënyrat se si qeveritë përreth Bashkimit Evropian janë përgjigjur në kontekstin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Franca është listuar si një vend me “shqetësim të madh” për sa i përket shtrirjes së përmbysjes së normave ligjore nga Qeveria.

Ama puna është se Franca nuk është i vetmi vend i BE-së që ka rrëshqitur në aspektin e demokracisë.

Në Austri, Slloveni, Belgjikë dhe Lituani, vetëm sa për të përmendur disa, janë shprehur shqetësime serioze se qeveritë po i keqpërdorin ligjet ekzistuese për cungimin e lirive të qytetarëve.

Në fakt, ka shkruar CNN, DRI-ja ka përmendur vetëm Spanjën nga mesi i 27 vendeve anëtare të BE-së si një shtet që “nuk përbën shqetësim”, kur bëhet fjalë për mbikëqyrjen parlamentare apo ligjore të masave anti-COVID.

“Shembulli më skandaloz prej të gjithëve është mbase ai i Hungarisë, ku Qeveria ka miratuar ligjin që ia lejon qeverisjen me dekret, pa ndonjë rishikim juridik”, ka shkruar transmetuesi i njohur amerikan.

Shqetësim qendror në raportin e DRI-së citohet fakti se fare pak vende evropiane kanë një “plan të qartë të daljes” për përfundimin e gjendjes së emergjencës dhe për kthim në mënyrat normale të qeverisjes.

Në këtë rrafsh shqetësim real përbën rasti i Francës.

Ekziston një shqetësim i veçantë midis disave se Macroni, i cili është duke u ballafaquar me zgjedhje vitin e ardhshëm, mund ta shohë ngushtimin e lakut të pushtetit si një avantazh.

Akoma më shqetësues, sipas raportit të DRI-së, është fakti se vetëm pesë vende anëtare të BE-së – Republika Çeke, Franca, Lituania, Holanda dhe Portugalia – kanë strategji adekuate të kthimit të normalitet.

Sipas analizës së CNN-it, Hungaria dhe Polonia janë akuzuar viteve të fundit për abuzimin e sundimit të ligjit madje deri në atë nivel saqë neni 7 i Traktatit të BE-së, i cili, po qe se aprovohet nga të gjitha vendet anëtare, do t’ua kufizonte vendeve të drejtat e votës në BE dhe t’ua kufizonte qasjen në paratë e BE-së, ka nxitur ngritjen kundër që të dyjave.

Problemi është se si Hungaria ashtu edhe Polonia janë në gjendje që t’u vendosin veto veprimeve kundër tjetrës, duke e pasqyruar BE-në disi si pa mjete.

Për pjesën më të madhe të dekadës vendet anëtare që hahen rreth asaj se cila saktësisht do të duhej të ishte Evropa dhe si duhej t’u përgjigjej krizave kanë qenë gjërat më të zorshme për t’u paraparë përbrenda BE-së. Shpërfillja për ligjin, megjithatë, është një kokëdhembje sesa mospajtimet rreth emigracionit apo se si duhen shpenzuar paratë.