Botë

Administrata e Trumpit i regjistroi telefonatat e gazetares së CNN-it

 

Departamenti i Drejtësisë i administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, kishte regjistruar në mënyrë sekrete gjatë 2017-s thirrjet telefonike të një gazetareje të agjencisë CNN, me qëllim të identifikimit të burimeve të saja.

Agjencia CNN ka konfirmuar rastin si vazhdimësi e publikimeve të mediave se gazetarët kanë qenë cak i përgjimeve të administratës së mëparshme.