Botë

Abbasi i quan “krime lufte” sulmet e Izraelit në Gaza

 

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka akuzuar Izraelin të mërkurën për “terrorizëm të organizuar shtetëror dhe krime lufte” në Gaza, vepra këto që janë të ndëshkueshme me të drejtën ndërkombëtare. Gjatë një adresimi televiziv, Abbas ka thënë se palestinezët “nuk do të hezitojnë t’i përndjekin para gjykatave ndërkombëtare ata që kryejnë krime të tilla”.

Abbas është kryesues i Autoritetit palestinez të mbështetur ndërkombëtarisht, forcat e të cilit janë dëbuar nga Gaza kur grupi militant “Hamas” e mori pushtetin aty më 2007. Ai ka autoritet të kufizuar në pjesët e Bregut Perëndimor të okupuar nga Izraeli.