Zyra e prokurorit të përgjithshëm të New Yorkut ka njoftuar se po e heton Organizatën Trump “në kapacitet penal”, raporton BBC.
Zëdhënësi i prokurores së shtetit të New Yorkut, Letitia James, ka thënë se hetimi në kompaninë e pronave të ish-presidentit Donald Trump më “nuk është thjeshtë civile”.
Prokurorja James ka kontrolluar marrëveshjet financiare para se Trump ta merrte detyrën e presidentit të SHBA-së.
Trump ka mohuar se ka bërë shkelje dhe thotë se hetimi nga një prokurore demokrate është hakmarrje politike.
“Ne kemi informuar Organizatën Trump se hetimi ynë ndaj Organizatës nuk është thjeshtë i natyrës civile. Tani jemi duke hetuar në mënyrë aktive Organizatën Trump në një kapacitet penal. Nuk kemi asnjë koment shtesë”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë Fabian Levy.