Botë

Cikloni Tauktae godet Indinë, raportohet për 12 të vdekur e mbi 90 të zhdukur

Më tepër se 90 persona janë zhdukur pasi një anije në brigjet e qytetit Mumbai në Indi, është fundosur pas goditjes së ciklonit Tauktae, raporton BBC.

Marina e Indisë ka shpëtuar 177 persona nga afro 270 sa ishin në këtë anije dhe se po bëhet tentime për t’u gjetur edhe të mbijetuar tjerë.

Tri anije komerciale që mbanin rreth 700 persona janë ngujuar në det pas goditjes nga cikloni Tauktae në brigjet perëndimore të Indisë.

Tauktae ka goditur të hënën në tokën e Indisë, ndërsa raportohet se së paku 12 persona kanë vdekur nga stuhia.