Samoa pritet të bëhet për herë të parë me një kryeministre, duke i dhënë fund dramës së paprecedent politike në ishullin e vogël në Paqësor me 200 mijë banorë, raporton BBC.
Të hënën, Gjykata Supreme ka vërtetuar fitoren shokuese të Fiame Naomi Mata’afa-s në zgjedhjet në prill, duke i dhënë fund ngërçit politik prej disa javëve dhe thirrjeve për të shkuar sërish në zgjedhje.
Fiame e ka rrëzuar kryeministrin e dytë më jetëgjatë në botë, Tuilaepa Sailele Malielegaoin, që ka qenë në krye të vendit që nga viti 1998.
Zgjedhjet në Samoa bën bujë botërore.