Gjermania nuk do ta kufizojë administrimin e vaksinave kundër koronavirusit vetëm tek grupet më të cenuara, duke e hapur rrugën për imunizimin e të gjithë popullatës qysh nga 7 qershori. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur të hënën ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Duke e shpalosur vendimin për t’i dhënë fund prioritizimit në fushatën e vaksinimit, Spahn ka bërë të ditur se autoritetet tanimë i kanë nisur bisedimet se kur dhe si të lejohet imunimizimi ndaj COVID-19 edhe i adoleshentëve të moshave prej 12 deri në 16-vjeçare.
Rregullatori Evropian i Barnave pritet që të dalë me një vendim rreth aprovimit të vaksinës së kompanive “Pfizer”-“BioNTech” për përdorim mes fëmijëve nën 12 vjeç gjatë muajit qershor, porse është paralajmëruar mundësia që një vendim i tillë të merret edhe më herët, deri në fund të këtij muaji.