Botë

Po përpiqeshin të bënin “selfie“, përmbytet anija duke lënë shtatë të vdekur në Indonezi

 

Shtatë persona kanë vdekur dhe dy janë ende të zhdukur në Indonezi pasi një anije turistike u përmbys kur të gjithë pasagjerët e saj u zhvendosën papritmas në njërën anë për të bërë një selfie, ka thënë policia.

Pasi 11 njerëz u shpëtuan në rezervuarin në regjencën Boyolali, autoritetet premtuan të hetonin nëse kishte neglizhencë nga ata që administronin udhëtimet me anije.